Deputeti i Partisë Demokratike Gazment Bardhi, ka reaguar pas vendimit të KQZ-së për të mos regjistruar Partinë Demokratike në zgjedhjet e 14 majit. Me anë të një postimi në rrjetin social ‘Twitter’ ai e cilësoi kreun e KQZ-së si njeri të shantazhueshëm e që nuk respekton ligjin.
Bardhi bëri me dije se vendimi do të ankimohet në KAS.
“Asnjë njëri i shantazhueshëm dhe që nuk respekton ligjin, nuk meriton asnjë respekt. Ilirjan Celibashi ka humbur besimin e PD për të administruar procesin zgjedhor. Ai shkeli rëndë ligjin, për qëllime politike. Vendimi do të ankimohet menjëherë në KAS.” – shkroi Bardhi.