Kryekomisioneri i KQZ Ilirjan Celibashi ka kthyer mbrapsht kërkesën e autorizuar nga Lulzim Basha për regjistrimin e Partisë Demokratike në zgjedhjet e 14 Majit.
Celibashi u shpreh se dokumentacioni i paraqitur është i paplotë dhe i vendosi një ultimatum prej 48 orësh përfaqësuesit ligjor të grupimit të Alibeajt, Indrit Sefa.
“Dokumentacioni i paraqitur nuk është i plotë për ato arsye që unë thashë ndaj do ju jap 48 orë kohë për të bërë plotësimet e kërkuara domosdoshmërisht për deklaratën e kryetarit të Partisë Demokratike” – tha Celibashi.