Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur që e gjithë sasia e fletëve të votimit të printohet edhe për 3 bashkitë ku do të aplikohet votimi elektronik. Ky i fundit do të bëhet i mundur në Bashkinë Elbasan, Vorë dhe Kamëz.
Ndonëse KQZ kishte deklaruar se do të printohej vetëm sasia e kufizuar, partitë kërkojnë garanci për printimin e të gjithë sasisë.
Celibashi: “Duke qenë se jeni të gjithë dakord dhe do t’i mbetemi vendimmarrjes për prodhimin e sasive të plota të fletëve të votimit, pra numri i zgjedhësve plus 2%. Pra do bëjmë një ndryshim në vendim”