Kryebashkiaku Erion Veliaj ka përuruar këtë të martë kopshtin ‘Ishulli i Thesarit’, ku do regjistrohen rreth 200 fëmijë.
Veliaj në ‘Facebook’ shkruan se në këtë kopsht do të ofrohet përkujdesje dhe fëmijët do të jenë të lumtur.
Sakaq thekson se qeveria do të subvencionojë pagesën për kopshtet dhe çerdhet.
Postimi i plotë:
Hapja e një kopshti dhe çerdheje ? të re është gjithmonë një gëzim i madh për mua. “Ishulli i Thesarit” pret çdo ditë 200 fëmijë, ndaj jam i lumtur që ndërtojmë mjedise të tilla, ku ofrohet shumë përkujdesje. ??❤️
Ne jemi këtu për të shërbyer dhe në këtë kohë të vështirë, për shkak të luftës dhe çmimeve të rritura prej saj, do të ndihmojmë çdo familje ????, duke vijuar me subvencionimin e pagesës për kopshtet dhe çerdhet, siç kemi bërë deri tani. BASHKË! ??????