Organizata e Shteteve Amerikane (OAS), si forumi më i vjetër në botë në lidhje me diplomacinë rajonale, ka vendosur të pezullojë pjesëmarrjen e Rusisë si një shtet vëzhgues i përhershëm në institucion deri kur ajo të “përfundojë armiqësitë e saj”.
Sakaq, trupi shumëpalësh përmban 35 kombe të pavarura në kontinentin amerikan për çështjet e demokracisë, të drejtave të njeriut, sigurisë dhe zhvillimit, duke pasur në fokus monitorimin e zgjedhjeve. E themeluar në vitin 1948, ajo ndër të tjera mban statusin e vëzhguesit të përhershëm 72 vendeve.
Vendimi për largimi i Rusisë nga grupi vjen pasi forcat e saj pushtuese kanë rritur operacionet e tyre në Ukrainën lindore dhe mes akuzave për krime lufte në pjesë të tjera të vendit.
“Ne nuk qëndrojmë mënjanë përballë shkeljeve të ligjit ndërkombëtar humanitar nga qeveria ruse dhe shkeljeve të të drejtave të njeriut.Hemisfera jonë qëndron me Ukrainën”, tha Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken në një deklaratë të enjten.