Kreu i SPAK, Arben Kraja ka marrë pjesë në Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut.
Kraja teksa prezantonte projektbuxhetin 2023 është shprehur i pakënaqur në lidhje me mbështetjen që i është dhënë Prokurorisë për personel shtesë.
Sakaq shtoi se SPAK nuk është dakord për propozimin e bërë nga Ministria e Financave, pasi kërkohet një fond shtesë prej 6 mln euro.
“Kemi ndjekur të gjithë proceduat për projektvuxhetin 2023. Kemi dy probleme: Nevojën për personel shtesë dhe disa shtesa në investime. Na është dhënë më pak se kemi kërkuar. Nëse ne kemi kërkuar totalin 273 nga janë dhënë 256. Një diferencë prej 15 punonjësish. Ka qenë ideja për të krijuar një sektor të ri për raportimet në BE. Për të forcuar sektorin e sistemit financiar, kemi propozuar të shtohet edhe një numër prej 7 të tjerë plus. Kemi pasur një praktikë pune që kemi marrë punonjës me kontratë të pjesshme qoftë në sektorin e personelit. Është parë e nevojshme që duet të ketë. Sa i përket byrosë krijohen disa sektorë të ri. I qëndrojmë përsëri kërkesës. Nga pikëpamja e investimeve kemi kërkuar fond shtesë për shpenzime procedurale për të bërë blerje të vogla. Kemi kërkuar një fond shtesë është një fond i vogël rresht 6 mln. Vetëm me dy procese e kemi nxjerrë buxhetin për katër vite. 20 mln euro të konfiskuara në bankë., Kemi qenë edhe efektivë në punë. Jemi edhe modestë. Nuk po kërkojmë të investojmë diku. Kur i kemi marrë kemi ngritur laboratorë. Është edhe një objekt i ri që duhet t’i vihet në dispozicion SPAK-ut. Është një objekt i ish Ujësjellësit të Bashkisë së Tiranës. Herë pas here me akt normative është ndërhyrë në buxhetin e SPAK duke ndërprerë fonde të caktuara”, tha ai.