Kreatorja Flutura Dedinja ka marrë ftesën për të qenë e pranishme në ‘Javën e Modës’ që realizohet në Vjenë këtë vit.
Bëhet fjalë për “MQ VIENNA FASHION WEEK” në Vjenë që organizohet me iniciativën e disa ideatorë, një formacion njerëzish kreativë me vizion për të realizuar një event mode në nivel ndërkombëtar. Qëllimi i “MQ VIENNA FASHION WEEK” është të vendoset si një vend qendror për modën, dizajnin dhe artin dhe të ofrojë një mundësi ideale për stilistët që të shfaqin dhe prezantojnë koleksionet e tyre.
Shfaqjet e modës, eventet dhe ekspozitat mbi temën e modës janë po aq në qendër të vëmendjes sa edhe prezantimi i dizajnit të modës austriake dhe ndërkombëtare.