Gjykata Kushtetuese ka marrë një vendim pro interesave të shumë qytetarëve, të cilët janë vjedhur nga kreditorët apo nga përmbaruesit privatë. Gjashtë vite nga miratimi, Gjykata Kushtetuese ka shpallur si antikushtetues paragrafin e nenit 511, ku bëhet fjalë për mënyrën se si llogariten kamatëvonesat atëherë kur qytetarët nuk paguajnë dot kredinë.
Konkretisht bëhet fjalë për rastet kur shtetasit shqiptarë përfunduan të paditur në gjykatat civile nga institucionet financiare dhe bankare dhe që sipas këtij vendimi atyre ju shkelën të drejtat mbasi u referuan në zbatim të kodit tek një metodologji diskriminuese, ku sipas tyre, dispozita numër 5 cënon të drejtën e pronës private dhe nxiti pasigurinë juridike.
Të gjithë ata që firmosën një kontratë bankare konsumatore dhe që nuk paguan në kohë kredinë me kalimin e kohës u kthyen në borxhlinj dhe të paditur në gjykatat civile me të njëjtin ligj me të cilin lëshohen urdhër ekzekutimi për kamatëvonesat e kredimarrësve tregtarë.
Me këtë dispozitë tashmë të shfuqizuar në urdhër ekzekutimet e gjykatave, qytetarit i llogaritej kamatëvonesa nga përmbaruesit sipas një metodologjie që është përpiluar për një kategori tjetër kredimarrësish.
Liria kontraktore sipas gjyqtarëve kushtetues preket në mënyrën se si ligji urdhëron përllogaritjen e kamatës sipas ligjit numër 48 të vitit 2014. Kjo llogaritje u zbatua nën frymën e kodit të procesdurës civile edhe pse ligji i 2014 e përjashton konsumatorin
Gjykata civile e cila inicoi procesin në gjykatën kushtetuese deklaron për Top Channel se çdo ditë mesatarisht 10 deri në 15 gjyqtarë shqyrtuan padi të tilla me urdhra ekzekutimi ku në njërin krah ishin institucionet bankare dhe në tjetrin qytetarët. Në këtë mënyrë dhjetëra shtetas ngecën në urdhra ekzekutimi për kamat vonesat që shpesh kalonin vlerën e principalit.
Priza.al ka denoncuar prej kohësh skandalet që lidhet me bankat e nivelit të dytë, apo abuzimet që bënin përmbaruesit me kreditë me probleme të qytetarëve, të cilët janë vjedhur nga këto banka apo përmbarues. /Top Channel