Kredo ndryshon 5 herë emrin dhe pronarët për të fshehur lidhjen me oligarkët e Putinit, kredi me interes 800%

Në veprimtarinë kriminale të kartelit të mikrokredive, veprimtari e konfirmuar tashmë edhe nga Prokuroria, Kredo.al ka një rol të rëndësishëm.

Ashtu si Iute, Kredo i ka shitur mijëra kredi grupit MCA, ADCA dhe Final të dyshes Meskuti-Ibro, dyshe e cila është koka e zbatimit të skemës piramidale, e goditur pjesërish nga Prokuroria e Tiranës dhe nën hetim nga SPAK.

Arlinda Muja është drejtore e Përgjithshme dhe aksionere me 3 % te Kredo Finance.

Arlinda Muja është gjithashtu kryetare e Shoqatës Mikrofinanca Shqiptare.

Pjesë e Shoqatës Mikrofinanca Shqiptare janë Kredo.al, Iute Credit, Fed Invest, Fondi Besa, Noa, Agrokredit etj., pra i gjithë karteli i mikrokredive.

Pronari në letra i Kredos është letonezi Aigars Kesenfelds, një personazh i skeduar për mashtrime me pasoja të rënda, skema piramidale, pastrim parash etj.

Sipas disa investigimeve mediatike, Aigars Kesenfelds është maska e oligarku rus të listës së zezë Oleg Boyko, i sanksionuar nga SHBA, Australia, Kanadaja dhe Ukraina si pjesë e rrethit të besuar të Putinit.

Për të fshehur lidhjet dhe kontrollin nga oligarku i Putinit, Kredo ndryshon herë pas here emrin dhe pronësinë.

Fillimisht kompania e mikrokredive që zhvat shqiptarët me kredi me interesa deri në 800 %, u regjistrua me emrin Mondo Finance.

Më pas ndryshoi emrin nga Mondo Finance në Kredo Finance. Në vijim u shfaq me emrin Kredo.al.

Në 13 maj 2024, kompania ka ndryshuar emrin nga Kredo në ECFA.

Themelues i Kredos është letonezi Aigars Kesenfelds, lidhje e oligarkut rus Oleg Boyko.

Në 2018, Aigars Kesenfelds ia shet Lredon kompanisë AS Fenderson Properties, pas të cilës qëndron vetë. AS Fenderson Properties ndryshon emrin në AS Finitera.

Në 2020, AS Finitera ia shet Kredon kompanisë NF Capital për 1.6 milionë euro. NF Capital ndryshon emrin në AS Eleving Consumer Finance Holding.

Në 2021, AS Eleving Consumer Finance Holding i ka shitur 3% të kuotave Arlinda Muja për 150 mijë euro.

Pas Kredo me emra të ndryshëm dhe pronësi në dukje të ndryshime, qëndron letonezi Aigars Kesenfelds, dora e zezë Oleg Boyko.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *