“Kremlini fluturues”/ Brenda avionit 390 mln paundë të Putin, ka tualet të veshur me ar dhe…(FOTO)

Vladimir Putin udhëtoi për në Zvicër me avionin e tij luksoz të quajtur ‘Kremlini Fluturues’. Presidenti rus u takua me homologun e tij, Joe Biden për të diskutuar marrëdhëniet midis dy fuqive.

Takimi ishte i pari midis palëve që kur Biden u zgjodh president. Ata pritet të diskutojnë disa çështje, përfshirë sulmet kibernetike dhe situatën në Ukrainë.

Avioni 390 milion paundë i Putin ka tualet të veshur me ar. Ai u prodhua nga Shoqata e Prodhimit të Avionëve Voronezh dhe arrin shpejtësi maksimale deri në 560 milje në orë. Ky mjet ka një stil neo-klasik, me tryezën e sallës së konferencave të zbukuruar me ar, si dhe shumë tipare luksoze.

Inside Putin's plane

Aty gjendet dhe një palestër, bar e disa dhoma gjumi të pajisura me emblemat e shtetit. Siç ndodh në çdo avion të një udhëheqësi botëror, ai gjithashtu ka një qendër komande që mund të përdoret për të mobilizuar trupat. Kjo mund të përdoret në rast sulmi ndërsa Putin është duke udhëtuar me avion. Udhëheqësi rus mbërriti në qytetin zvicerian rreth orës 12:30 pasdite të mërkurën.

Të dy udhëheqësit kishin lajmëruar para samitit se ata shpresonin që bisedimet e tyre do të çonin në një lidhje më të qëndrueshme mes dy vendeve.

Inside Putin's plane

“Nuk jam i sigurt se do të arrihet ndonjë marrëveshje,” tha këshilltari i politikës së jashtme të Putinit Yuri Ushakov. Marrëdhëniet janë përkeqësuar për vite me rradhë, veçanërisht me aneksimin e Krimesë në vitin 2014 nga Ukraina, ndërhyrjen e saj në Siri dhe akuzat e SHBA.

Ato u përkeqësuan më tej në mars kur Biden tha se ai mendonte se Putini ishte një “vrasës”, duke e shtyrë Rusinë të thërriste ambasadorin e saj në Uashington për konsultime.

A plane carrying Russian President Vladimir Putin lands at Geneva Airport, ahead of the US-Russia summit between US President Joe Biden and Russian President Vladimir Putin at the Villa La Grange, in Geneva, Switzerland

Burimi:Mirror/ Përshtati:Priza.al

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *