Kremlini mohon telefonatën mes Trumpit dhe Putinit: Trillim i pastër

Kremlini ka mohuar raportimet që Donald Trump dhe Vladimir Putin zhvilluan një telefonatë javën e kaluar, ku thuhej se Trump i kërkoi Putinit të mos përshkallëzojë luftën në Ukrainë.

Washington Post dhe Reuters raportuan se telefonata, e cila kishte ndodhur pas zgjedhjeve presidenciale në SHBA, gjithashtu përfshinte një kujtesë nga Trump për praninë ushtarake të Amerikës në Evropë.

Raportet sugjeruan gjithashtu se dy liderët mund të kishin diskutuar mundësinë e një tjetër thirrjeje për të shqyrtuar mundësitë për paqen në Ukrainë. Megjithatë, Kremlini i ka hedhur poshtë këto raporte, duke i cilësuar si “trillim të pastër”, shkruan SKYNEWS.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, e quajti informacionin të pabazuar dhe të pasaktë, duke theksuar se Putin nuk ka asnjë plan për të folur me Trumpin për momentin.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *