Një grup të burgosurish nga burgu i Kremonas në Itali i vunë zjarrin qelive, me sa duket për të protestuar për shkak të dështimit për të administruar një ilaç psikiatrik. Flakët u përhapën duke përfshirë dy seksione paraburgimi në dy katet e ndërtesës, të dytin dhe të tretën, duke bërë të nevojshme evakuimin e rreth 80 personave. Zjarrfikësve iu deshën disa orë për të shuar zjarrin.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22 të mbrëmjes së djehsme, kur disa të burgosur i vunë zjarrin qelive të tyre, thonë përfaqësuesit e sindikatave. Sipas sindikatës së burgjeve: “Shkak është vendimi i autoritetit shëndetësor për të pezulluar administrimin e një droge për të varurit nga droga dhe pacientët me çrregullime psikiatrike”, i cili në burg “përdoret si mjet pazari” dhe “zëvendësohet me një tjetër” . Për ndezjen e flakëve janë përdorur dyshekë, çarçafë dhe vaj. Zjarrfikësve iu deshën disa orë për të shuar zjarrin, por nuk kishte asnjë të lënduar.
Burgu i Kremonës njihet për protesta të dhunshme. Një javë më parë një i burgosur i huaj preu veten me thikë dhe i vuri zjarrin qelisë. Menjëherë më pas një tjetër i burgosur i huaj bëri të njëjtin veprim. Në 27 maj, një tjetër i burgosur tentoi të mbyste një polic. Në të njëjtën kohë, ka pasur tre përpjekje për të varur po aq të burgosur në një pavijon tjetër, fatmirësisht të penguara në kohë.
Raporti i fundit i Antigone-it, i cili dokumenton çdo vit situatën në burgje, thotë se në burgun e Kremones në 31 mars, të burgosurit e huaj përbënin 71.8% të totalit, përqindja më e lartë në të gjitha burgjet italiane. Të arrestuarit do të duhej të punonin, por nuk ka mundësi për punësim në Kremona. Në këtë burg mungon personeli dhe ka sistemi sanitar është i dobët./Priza.al