Kremtimi i Shenjtërimit të Nënë Terezës, Meta: Simboli i jashtëzakonshëm i nënës shqiptare

Presidenti Ilir Meta ka reaguar në lidhje me kremtimin e Shenjtërimit të Nënë Terezës.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Meta shkruan se kjo ditë kujton rëndësinë e shërbimit me dashuri, përulësi dhe përkushtim ndaj kujtdo që ka nevojë për ndihmë.

Sakaq shton se Tereza do të mbetet përherë një simbol i jashtëzakonshëm i nënës shqiptare.

Postimi i plotë:

Kremtimi i Shenjtërimit të Nënë Terezës na kujton sot rëndësinë e shërbimit me dashuri, përulësi dhe përkushtim ndaj kujtdo që ka nevojë për ndihmë, solidaritet dhe përkrahje sociale, si dhe për t’u angazhuar fuqimisht për rikthimin e shpresës për një jetë dinjitoze, për të hapur horizonte të reja shprese dhe lumturie, për të ndërtuar një Shqipëri më të drejtë, më të dhembshur dhe pranë halleve të përditshme të qytetarëve.

Shën Nënë Tereza, simboli i jashtëzakonshëm i nënës shqiptare është frymëzimi që na nxit çdo ditë për të bërë gjëra të vogla me dashuri të madhe. ?❤️??

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *