Një vajzë mjaft e talentuar nga Durrësi ka mahnitur jurinë në një program televiziv. Me mprehtësinë e saj ajo ka shpalosur një mënyrë të re të komunikimit pa internet dhe pa Wifi.
Xhulia vetëm 20 vjeç ka rrëmbyer vëmëndjen e të gjithëve, madje edhe të Bill Gates me teknologjinë e re që ka prezantuar.
“Me pasionin për teknologjinë është shembull frymëzues i ndryshimit që di të sjellë gjenerata e shqiptarëve të rinj, kreativë e inovativë”,- shkruan Rama në një postim teksa e prezanton.
Ajo është renditur e dyta në konkursin botëror të projekteve teknologjike, ku ka impresionuar jurinë me projektin e saj për komunikimin dhe shkëmbimin e materialeve pa internet apo wifi.
/Priza.al/