Kreu i Këshillit Europian uron Bajram Begajn: Mezi presim të ndërtojmë të ardhmen tonë të përbashkët

Presidenti i këshillit Europian Charkles Michel, ka uruar Barjam Begajn, i cili merr sot detyrën e presidentit të ri të vendit.

Michel me anë të një postimi në Twitter, shkruan se me hapjen e bisedimeve të anëtarësimit, marrëdhëniet BE-Shqipëri janë në një moment emocionues.

“Urime për Bajram Begaj për marrjen e detyrës si President i Shqipërisë.

Me hapjen e bisedimeve të anëtarësimit, jemi në një moment emocionues në marrëdhëniet BE-Shqipëri. Mezi presim të ndërtojmë së bashku të ardhmen tonë të përbashkët”, shkroi ai.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *