Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi tha se rezultati i zgjedhjeve do të shpallet deri në fundin e ditës së nesërme.
Në një komunikim për mediat, ai tha se nuk do të tolerohet asnjë sjellje e numëruesve apo komisionerëve që është kundër kodit zgjedhor.
Celibashi: Nuk do të tolerojmë asnjë sjellje të çdo komisioneri apo numëruesi që nuk është në përputhje me parashikimet e kodit. Brenda afatit të përcaktuar nga ligji Fundi i ditës së nesërme ne do të kemi rezultatin e zgjedhjeve, do ti ushtrojmë autoritetin që na jep ligji për të vendosur anëtarët e grupeve të numërimit në pozita përgjegjshmërie dhe zbatimit të detyrës.