Kreu i KQZ sqaron se kur do të konsiderohen votat e pavlefshme

Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi i ka bërë thirrje partive politike dhe kandidatëve të tyre që të zhvillojnë një fushatë të qetë, dhe të mos i presionojnë qytetarët për orientimin e votës. Ai tha se qytetarët duhet të jenë të lirë të dëgjojnë programet e partive dhe në fund të bëjnë zgjedhjen e tyre pa u trysnuar nga askush.

“U bëj thirrje të gjithë partive dhe kandidatëve, që të bëjnë një fushatë të qetë që qytetarët të zgjedhin lirshëm kë duan dhe të njihen lirshëm me programet“, tha ai.

Më tej, Celibashi ka treguar se kur quhet një fletë votimi e vlefshme dhe kur jo.

“Fleta quhet e vlefshme edhe kur voton vetëm partinë apo koalicionin e caktuar. Ka njerëzit që preferojnë të zgjedhin një parti, por jo një kandidat të caktuar. Po ashtu fleta do të quhet e vlefshme dhe kur një qytetar zgjedh një kandidat të caktuar, por jo koalicioni ose partinë. Kjo do të njihet dhe si votë për kandidatin dhe për partinë apo koalicionin njëkohësisht“, tha Celibashi.

Po ashtu kreu i KQZ tha se këto zgjedhje duhet të jenë me standardet më të larta.

“Këto zgjedhje jo vetëm të jenë më të mira se të shkuarat, por të jenë me standardet më të larta të mundshme. Të gjithë jemi të vëzhguar dhe të monitoruar dhe të gjithë ata që nuk përmbushin detyrimet e Kodit Zgjedhor dhe të ligjeve do të ketë pasoja nga sanksionet e caktuara me ligj“, shtoi kreu i KQZ.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *