“Kreu i organizatës kriminale”, Berisha: Rama krijon vetëm mekanizma vjedhjesh

Ish-kryeministri, Sali Berisha është duke mbajtur një deklaratë për mediat, nga selia blu.

Berisha pohon se Rama krijon vetëm mekanizma vjedhje dhe kërkon të tërheqë vëmendjen e shqiptarëve.

“Prej disa javësh kreu i organizatës kriminale të hajdutëve të inceneratorëve, në një panik të jashtëzakonshëm me drejtësinë dhe kundërshtarët e tij politikë. Shkaqet janë madhore, Rama beson se me këto qëndrime janë të denja për Korenë e Veriut.

Fillimisht kërkon të tërehqë vëmendjen e shqiptarëve, të cilët po përballen me vështirësi shumë të mëdha, kjo për shkak të qeverisë. Ai vjedh dhe vetëm vjedh, krijon vetëm mekanizma vjedhje. Rezulton se prej 2014-tës,indeksi i ccmimeve është rritur 100%”, tha Berisha.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *