Gjatë komunikimit të tij nga Jala, Meta theksoi gjithashtu se ai po goditet nga mazhoranca me qëllim që të trembin popullin. Sipas tij, tashmë ai ka dalë në sheshin e betejës dhe rruga është pa kthim.
Kreu i PL-së Meta u shpreh se opozita do t’i drejtohet popullit dhe sipas tij kjo qeveri i trembet popullit.
“Sa i takon këtyre historive të tjera këto më duken histori të rëndomta. Partia e Lirisë mbështet më shumë SPAK-un. Opozita do ti drejtohet popullit. Edhe Ilir Metën e godasin që të trembin popullin, por meta nuk i llogarit, nuk i ka llogaritur kur ka qenë 30 vjeç, jo me tani që i ka fëmijët e rritur”, tha Meta.
I pyetur në lidhje me deklaratat e ambasadores amerikane, Yuri Kim, Meta u shpreh se raporti i tij me SHBA, BE dhe NATO është i qarte.” Do përmbushim çdo detyrim ndaj NATO-s dhe BE”.
“Mendoj që deklaratat e sekretarit të Partisë së Lirisë, Tedi Blushi janë të qarta kundër atyre që i bëjnë presione SPAK. Partia Shtet thotë se SPAK është krijesa jonë, ne ju krijuam dhe ne ju zhbëjmë. Ai mendon se drejtësia mund të marrë lloj lloj bedelash, por nuk mund të marrë personin kryesor.
Ai vërtet një ish ministër dhe një ish drejtor lëshoi për të fituar kohë për afera të tjera, por afera e inceneratorëve vazhdon. Nëse hetimet janë me hapin e breshkës, vjedhja vazhdon me hapin e kangurit.
Tani jemi në një ndeshje të vërtetë. Unë kam dalë në sheshin e betejës sepse është një rrugë pa kthim për fatet e Shqipërisë. Përpjekjet e Ramës janë historitë e gruas së Bilalit. Ai është përpjekur që me mashtrime ti përdore ata që do të përdorë. Raporti ime me BE, NATO dhe SHBA është i qartë. Do përmbushim çdo detyrim ndaj NATO-s dhe BE”, tha Meta.