Analisti Arion Sulo ka diskutuar në lidhje me zgjedhjen e kreut të ri të SPAK dhe deklaratën e ambasadores amerikane Yuri Kim, e cila kërkoi që ky proces të jetë transparent, dhe të mos manipulohet.
I ftuar në emisionin “Open”, Sulo u shpreh se kreu i ri i SPAK tashmë është zgjedhur, dhe ai është emër i preferuar nga kryeministri Rama dhe mazhoranca. Mesazhi i Yuri Kim, sipas Sulos, tregojnë pafuqinë e ambasadores për t’i dalë përballë emrave që ajo tha se po kryejnë manipulimin.
“Ju mendoni se të ishte për krimin e organizuar ambasadorja nuk do ta thoshte.
Së pari është për qeverinë dhe kjo nuk ka dyshim sepse opozita ka larë duart nga reforma në drejtësi që në 2016, s’ka asnjë kontroll opozita mbi reformën në drejtësi, as PD edhe as PL. Nuk kanë asnjë përfaqësues të tyre, nuk kanë prezantuar asnjë kandidat në dhomat e vettingut dhe aq më shumë për proceset e tjera, KLP e SPAK.
Së dyti, deklarata e Kim tregon pafuqinë e saj. Procesi atje po ndodh, procesi ka ikur, Kryetari i SPAK drejtuesi i ri i SPAK është zgjedhur tashmë, ai që do qeveria e Rama. Nëse po bëjmë teori sikur…
Pse tregon pafuqi: Amerikanët i kanë vënë një fytyrë SPAK-ut dhe reformës në drejtësi. Prej 2014 dhe 2016 kur u votua, pas 6 vitesh të dalësh me këtë deklaratë e të thuash mos pengohet procesi, të jetë transparent e të rrijë larg manipulimeve…
Ka emra, pse nuk i thotë? Se ambasadorja nuk ka fuqi përballë atyre që po manipulojnë procesin. Dhe kjo është qeveria”, tha Sulo.