Kryetarët e Grupeve Parlamentare janë mbledhur sot në Kryesinë e Kuvendit për të negociuar për mënyrën sesi do të vijojë procesi i zgjedhjes së presidentit.
Në fjalën e tij kreu i Grupit Parlamentar Socialist, Taulant Balla theksoi se opozita mund të propozojë një ose disa kandidatë, por nuk mund të kërkojë që të ketë “monopolin” e propozimt.
Sakaq, pyeti disa here Alibeajn nëse mund t’i sigurojë 20 firmat e deputetëve që duhen për të propozuar kandidatë për presidentë.
“Jam dakord që të keni të drejtë të propozimit, por jo monopolin e propozimit. Të drejtën e propozimit e kanë të gjitha palët. Të hënën në 18.00 raundi i dytë. Duhen 20 firma të deputetësh për ta propozuar.
I keni? E tillë procedura kushtetuese. Mund të sillni tre kandidatë, por kini parasysh që kandidat që vjen nga katrani me bojë nuk pranojmë. Silleni, po e keni dakordësinë, kjo është gjë e mirë. Mendoj që kështu edhe jemi të barabartë. Dy raunde i keni ju”, tha ai.