Kryetari i Sindikatës së Naftëtarëve, Sokol Dautaj në një deklaratë për mediat pohoi se naftëtarët kanë marrë pagën e fundit nga pakti që u lidh me qeverinë, ku do të merrnin pagesat e prapambetura prej 1 viti. Dautaj pohon se nëse rafineria nuk nis punë, metali i fundit do të shitet nga ata. Mes të tjerash ai thekson se hallet e naftëtarëve nuk mbyllen këtu.
REAGIMI
Kolegë Naftëtarë, kjo ishte dhe paga e fundit nga pakti prej 12 pagash mujore, marrëveshje, e cila u arrit nga Sindikata e Naftëtarëve të Bashkuar. Ne pak muaj që u krijua, edhe pse jashtë rafinerisë, pa pasur asnjë kontratë me pronar, apo shtet, u arritën disa fitore. U kaluan 9 muaj sigurimet. Për vitin 2019, u morën me grevë urie 3 pagat ne shkurt 2020, morëm pagën e luftës ne prill 2020, dhe pas grevës 45 ditore, nga burrat, dhe gratë naftëtarë, 1 një vit pagë, 400 mijë, plus sigurimet. Kjo sindikatë përdori çdo lloj forme proteste, pa ndarë dhe urat e komunikimit, me çdo lloj institucioni përgjegjës për problemet tona, si asnjë sindikatë tjetër më parë. Por hallet e naftëtarëve nuk mbyllen këtu. Kemi çuar në SPAK, dhe prokurori Fier, ish-drejtues të sindikatës, për tallje me gjyqin, nga 20916 deri më sot. Pa u zgjatur më shumë, edhe pse kam shumë për të thëne te ju naftëtarët, kolegë, dhe ish-kolege, sot ne pension, ato paga nuk kemi pse ja falim, kujt?
Ndaj mendoj dhe po veproj, që nëse nuk fillon punë rafineria, metali i fundit do të shitet po nga naftëtarët, pasi është gjaku dhe mundi juaj ndër vite. Të gjithë të bashkuar fitojmë.
Respekt për të gjithë brezat e Naftëtarëve.
/Priza.al/