Kreu i SPAK vizitë zyrtare në SHBA, takim me DASH, FBI-në dhe DEA-n (Axhenda)

Kreu i SPAK, Arben Kraja, prokurori i posaçëm Vladimir Mara dhe Drejtori i BKH Aida Veizaj janë në një vizitë zyrtare në Washington të SHBA-së.

Burime për median bëjnë me dije se krerët e institucioneve të drejtësisë do të takohen me zyrtarë të Departamentit Shtetit, Departamentit të Drejtësisë, FBI, DEA dhe institucione të tjera të zbatimit të ligjit në SHBA.

“Qëllimi i vizitës është prezantimi i SPAK dhe arritjeve të tij, si dhe forcimi i bashkëpunimit të SPAK me institucionet e zbatimit të ligjit në SHBA, me synim rritjen e intensitetit të ushtrimit të ndjekjes penale ndaj krimit të organizuar, korrupsionit, pastrimit të parave dhe konfiskimit të aseteve kriminale në Shqipëri”, thuhet në deklaratën për mediat.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *