Kreu i SPAK, Arben Kraja, prokurori i posaçëm Vladimir Mara dhe Drejtori i BKH Aida Veizaj janë në një vizitë zyrtare në Washington të SHBA-së.
Krerët e institucioneve të drejtësisë janë pritur dje nga Byroja e antinarkotikëve ndërkombëtarë dhe forcimit të ligjit të Departamentit të Shtetit USA si dhe Koordinatori i Antikorrupsionit Global. Mësohet se tema e takimit ka qenë ndihma dhe bashkëpunimi për të luftuar krimin e organizuar transnacional dhe korrupsionin.
Pritet që vizita e tyre të zgjasë një javë, ku këta të fundit do të kenë mundësi të takohen me zyrtarë të Departamentit të Shtetit dhe atij të drejtësisë.