3 persona janë arrestuar në Korçë, pasi akuzohen për vepra të ndryshme penale. Një 26-vjeçar ka rënë në pranga pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një të mitur 14 vjeçe. Një 33 vjeçari i janë gjetur dhe sekuestruar një sasi me lëndë narkotike, të cilën po tentonte ta shiste.
Ndërsa një 31 vjeçar është kapur duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.
Njoftimi i Policisë:
DVP Korçë
Vihen në pranga 3 shtetas, për vepra të ndryshme penale.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit K. N., 33 vjeç, banues në Pogradec, pasi në lagjen nr. 1, Pogradec, gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj këtij shtetasi, iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi e vogël me lëndë të dyshuar narkotike Cannabis Sativa, të cilën po tentonte që t’a shiste.
———-
Specialistët e Sektorit për Policinë Rrugore në DVP Korçë, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit L. L., 31 vjeç, banues në fshatin Bishnicë, Pogradec, pasi në aksin rrugor Pogradec-Qafë Thanë, ky shtetas u kap duke drejtuar në gjendje të dehur, mjetin tip “Fiat”.
———–
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë, bënë arrestimin në flagrancë për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me të mitur” të shtetasit R. K., 26 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se ky shtetas ka kryer marrëdhënie seksuale me një 14-vjeçare.
———-
Më datë 28.09.2021, në lagjen nr. 4, Pogradec, është vetëhedhur nga kati i tretë, i banesës ku banonte i vetëm, shtetasi N. K., 74 vjeç, i cili për pasojë ka gjetur vdekjen.
Materialet i kaluan Prokurorive të Rretheve Gjyqësore Korçë e Pogradec për veprime të mëtejshme.
/Priza.al/