Kreu masakrën me 14 viktima në Universitetin në Pragë, zbulohet letra e studentit ku rrëfen vrasjen!

Autori i masakrës në Universitetin në Pragë ku u vranë 14 persona ka rrëfyer në një shënim të gjetur në banesën e tij se kishte kryer një vrasje të dyfishtë.

David Kozak, student në Faktultetin e Arteve, ka rrëfyer se kishte qëlluar për vdekje një burrë dhe vajzën e tij dy muajshe, në pyll afër qytetit më 15 dhjetor.

Krimi i dyfishtë ka ndodhur 6 ditë para masakrën, ku 24-vjeçari pasi i mori jetën 4 personave në Universitetin Charles, vrau veten pasi u rrethua nga policia.

Policia deklaroi se David Kozak kishte qenë në një listë prej 4.000 të dyshuarve për vrasjen e baba e bijë. Kozak ekzekutoi edhe babanë e tij, duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave në 17. Sipas medias çeke, Denik N shënimi u zbulua nga policia në shtëpinë e Kozak më 21 dhjetor, të njëjtën ditë me sulmin. Ai përmbante një rrëfim se kishte kryer vrasjen e foshnjes me armë zjarri në pyllin e Klanovicës në periferi lindore të kryeqytetit një javë më parë.

Viktimat raportohet se janë një burrë 32-vjeçar dhe vajza e tij dy muajshe, raportojnë mediat çeke. Efektivët thanë se Kozak kishte qenë në një listë të gjatë të të dyshuarve të mundshëm. Policia nuk ka bërë të ditur motivet e mundshme të vrasjes, duke thënë se hetimet janë duke vazhduar. Ministri i Brendshëm çek Vit Rakusan u ka bërë thirrje kryetarëve të bashkive të të gjitha qyteteve të anulojnë shfaqjet e fishekzjarreve të Vitit të Ri në dritën e masakrës.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *