Një tajlandez i identifikuar si Tzu Yuan Kuo është ekstraduar nga Shqipëria ditën e sotme pasi rezultonte si i dyshuar për një skemë mashrimi përmes call-center. Ai ishte arrestuar më 27 shtator të vitit të kaluar dhe autoritetet shqiptare nisën procedurat për ekstradimin e tij. Tajlandezi ishte pjesë e një bande mashtruesish të cilët operonin nga vende të ndryshme, duke nisur nga Dubai që mes call centerave telefononin qytetarët e tyre dhe i shantazhonin se paratë e tyre në llogari bankare rezultonin se përdoreshin për trafik droge.
Zëdhënësi tha se banda e Kuo-s dyshohet se operonte nga Dubai ku edhe bënte telefonata të bazuara në internet për të mashtruar “viktimat” në Tajlandë, Malajzi dhe Japoni.
Disa tajlandezë kanë rënë pre e anëtarëve të bandës, të cilët silleshin si zyrtarë gjykate, zyrtarë poste, oficerë policie, zyrtarë të Departamentit të Hetimit Special, zyrtarë kundër pastrimit të parave, oficerë të shtypjes së drogës dhe zyrtarë të bankës qendrore. Prayut tha se banda kryesisht i mashtronte viktimat e tyre duke thënë se llogaritë e tyre bankare ishin të përfshira me paratë e drogës. Gangsterët më pas kërkonin të dhëna personale nga viktimat, si emrat, numrat e kartave të identitetit, numrat e kartave të kreditit, numrat e llogarisë bankare dhe numrin në anën e pasme të kartave të tyre të kreditit.
Gangsterët gjithashtu do të mashtronin viktimat e tyre për t’i detyruar ata të transferonin para. Zëdhënës i Zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm (OAG), tha se i dyshuari, Tzu Yuan Kuo, arriti në Aeroportin Suvarnabhumi të mërkurën në një operacion të qetë ekstradimi./ nationmultimedia.com