Mësohet se, qeveria e Edi Ramës ka firmosur një dokument për të dhënë një ndihmë financiare analistit Mark Marku.
Bëhet fjalë për një shumë prej 10 milionë lekësh të vjetra.
Në vendimin e firmosur nga zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj, shkruhet se këto para do të shkojnë për mbulimin e shpenzimeve për mjekimin e Mark Markut, pasi ka bërë një ndërhyrje në zemër pranë një spitali privat në kryeqytet.
“Pagesa të bëhet me paraqitjen e faturave përkatëse të institucionit të kurimit”, thuhet në vendimin.