Kreu veprime të turpshme ndaj të miturës, procedohet 19-vjeçari në Krujë

Një 19-vjeçar po hetohet në Krujë, pasi dyshohet se ka kryer veprime të turpshme ndaj një shtetaseje të mitur.

Sakaq, është proceduar penalisht babai i të miturës, pasi ka goditur 19-vjeçarin.

Njoftimi i Policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë proceduan në gjendje të lirë shtetasin Sh. A., 19 vjeç, banues në fshatin Halilaj, Fushë Krujë, pasi dyshohet se ka kryer veprime të turpshme ndaj një shtetaseje të mitur.

Gjithashtu është proceduar penalisht edhe babi i së miturës, shtetasi R. Gj., 57 vjeç, pasi ka kanosur dhe goditur shtetasin Sh. A.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *