Kreut i të përndjekurve politikë i ndodh “gjëma” në aeroport, arrestohet për një protestë ku nuk ka qenë fare i pranishëm

Kol Nikolli, kryetar i të përndjekurve Politikë të Mirditës është ndaluar në pikën kufitare Hani i Hotit.

Nikolli ka tentuar të kalojë kufirin për të shkuar në drejtim të Italisë, në aeroportin e Podgoricës ku dhe i është komunikuar urdhër arresti. Ky urdhër lidhet me protestën e zhvilluar në muajin Mars në lidhje me çmimet, ku ngeli e bllokuar për disa orë Rruga e Kombit në hyrje të Rrëshenit.

Ndërkohë, kryetari ka ngelur i shokuar pasi nuk ka qenë fare pjesëmarrës në protestë, si dhe nuk ka pasur dijeni më herët rreth urdhër-arrestit

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *