Krifca nga Korça: Nuk mjafton mbështetja që u kemi dhënë blegtorëve

Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Bujqësisë Frida Krifca ndodhen në Drovan të Korçës, ku po zhvillojnë një bashkëbisedim me fermerët.

Gjatë fjalës së saj në takim, Krifca pohoi se Korça nuk ka pasur shumë investime përsa i përket ngritjes së stallave duke shtuar se nuk ka munguar mbështetja nga ana e qeverisë. Më tej ajo ka shtuar se qeveria çdo vit ka një mbështetje për blegtorët edhe pse nuk mjafton për të plotësur të gjitha nevojat e tyre.

“Korça ka pasur pak investime, jo se ka munguar mbështetja. Përsa i takon investimeve për ngritjen e stallave. Nga ana tjetër na duhet të inkurajomë investitorë në bujqësi. Qeveria çdo vit ka një mbështetje përsa i takon blegtorëve pavarësisht se nuk është e mjaftueshme. Më vjen keq që nuk i përgjigjemi dot të gjitha nevojave. Jemi të vetëdijshëm për këtë nevojë tuajën. Fabrikat në Korçë janë më standarte të larta në përputhje me BE”, tha Krifca.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *