Krijuesit e Instagram sjellin një aplikacion të ri

Më shumë se 4 vjet pasi lanë Instagram, themeluesit e tij rikthehen me një tjetër aplikacion. Kevin Systrom dhe Mike Krieger njoftuan një aplikacionin e ri të quajtur Artifact, me faqe të personalizuar për lajmet, që mundësohet nga inteligjenca artificiale. Në një postim në Instagram, Krieger dhe Systrom thanë se kishin punuar për më shumë se një vit me një skuadër të talentuar për të sjellë këtë shërbim.

Sipas CNN, ndryshe nga Instagram, aplikacioni është më i fokusuar tek artikujt sesa tek fotot. ‘Artifact’ do të rekomandojë përmbajte të bazuar në interesat e përdoruesve dhe do të lejojë diskutime me miqtë. Një faqe kryesore do të shfaqë artikuj nga organizata të mëdha mediatike, e deri tek blog-ët e vegjël. Faqja e përdoruesit do të personalizohet gjithnjë e më shumë bazuar në atë që ai klikon.

Pasi prezantuan së bashku Instagram-in në vitin 2010, Krieger dhe Systrom ia shitën aplikacionin Meta-s, për 1 miliardë dollarë, në 2012-n.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *