Një strehimore është djegur në Gross-Stremkendorf në veri të Gjermanisë. Zjarri ka përfshirë ndërtesën natën e së enjtes duke e djegur pothuajse të gjithën, e cila shërbente si një strehë për refugjatët nga Ukraina të vendosur në Mecklenburg-Vorpommern.
14 banorët dhe tre punonjësit që jetonin në strehimore u shpëtuan nga flakët dhe askush nuk u lëndua, sipas autoriteteve. Mes refugjatëve që duhej të evakuoheshin ishin dy fëmijë, dy adoleshentë dhe një grua e moshuar.
“Ky është një lajm i tmerrshëm. Njerëzit që gjetën strehë me ne nga lufta e (Presidentit rus Vladimir) Putin duhej të shpëtoheshin nga flakët”, tha Ministrja e Brendshme gjermane Nancy Faeser.
“Nëse konfirmohet zjarrvënia është një krim çnjerëzor që do të ndiqet penalisht me të gjithë ashpërsinë,” tha ajo.
Megjithëse, shkaku i saktë i zjarrit duhet të përcaktohet nga një hetim. Menjëherë pas incidentit, banorët janë zhvendosur në një objekt tjetër, tha zëdhënësi i qarkut. Pothuajse 120 shërbime emergjente dhe rreth 20 automjete “ambulanca” kanë punuar deri në mëngjes në vendin e zjarrit.