Krim i rëndë në Krujë/ Burri vret gruan me thikë brenda në makinë

Kruja tronditet nga krimi në familje. Mësohet se në fshatin Bubq, Artan Ismalaj, 51 vjeç ka vrarë gruan e tij, Klarita Ismalaja, 45 vjeç. Ngjarja e rëndë ka ndodhur ka ndodhur brenda makinës së çiftit, tip `Ford`, në afërsi të një magazine, në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Mësohet se 51-vjeçari ka qëlluar disa herë me thikë të shoqen, e cila ka ndërruar jetë më pas, si pasojë e plagëve të marra.

Më tej Artan Ismalaj ka tentuar të vrasë edhe veten me thikë, por është ndaluar në kohë. Aktualisht, 51-vjeçari ndodhet në spital, ku ndodhet në gjendje kritike për jetën.

Krujë/Informacion paraprak

Më datë 05.07.2021, në orën 10:45, në Bubq, Krujë, në afërsi të një magazine, brenda mjetit tip “Ford” në pronësi të tij, dyshohet se shtetasi A. I., 51 vjeç, banues në Krujë, ka goditur me mjet prerës (thikë), bashkëshorten e tij, shtetasen K. I., 45 vjeçe, e cila ka ndërruar jetë. Më pas shtetasi A. I. ka tentuar të dëmtojë edhe veten me mjet prerës (thikë) dhe është transportuar në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *