Një fëmijë 10-vjeçar është gjetur i vdekur brenda një valixheje në Francë. Ai ishte hedhur në një kosh plehrash ndërkohë e dyshuara kryesore është nëna e 10-vjeçarit.
33-vjeçarja është zhdukur dhe është në kërkim nga policia, ndërsa brenda shtëpisë ku jetonin janë gjetur gjurmë gjaku.
Denoncimi në polici për zhdukjen e 10-vjeçarit dhe nënës së tij është bërë nga bashkëshorti i 33-vjeçares. Menjëherë pas denoncimit, policia dhe ekipi i zjarrfikësve kanë nisur kërkimet.
Pas disa orësh zyrtarët gjetën një valixhe ku ishte edhe fëmija i vdekur, cili kishte plagë të shumta që dyshohet se janë bërë me thikë. Megjithatë pritet autopsia për të përcaktuar shkakun e vdekjes . Ndërkohë 33-vjeçarja është larguar nga shtëpia pa marrë sendet e saj.
Hetimet ende vijojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes, ndërsa çifti kishte nisur procesin e divorcit, por ende jetonin bashkë.