Një krim ka ndodhur pak më parë në një zonë të Kodër Kamzës në afërsi të kryeqytetit këtë mbrëmje. I vrarë me armë zjarri është gjendur një person 35-vjeçar, brenda një automjeti.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:00 dhe se automjeti ku është gjetur i vrarë 35-vjeçari, është me targa të huaja gjermane.
Deri tani, nuk dihet identiteti i viktimës dhe rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja.
Zona për momentin është e rrethuar nga forca të shumta policie.
Por ashtu, nuk dimë të themi nëse 35-vjeçari është vrarë në një tjetër vend e më pas është lënë në makinë i pajetë, apo ai është ekzekutuar aty në vend brenda mjetit.
/Priza.al/