Kryedemokrati Sali Berisha ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se ka korruptuar qytetarët. Gjatë fjalës së tij, ai tha se po shpenzon 4 mln euro për instilacionin, me të cilin sipas tij mund të ishin paguar ilaçet e pensionistëve.
Pjesa nga fjala e Berishës: “Marshi i studentëve ishte marshi i lirisë, marshi juaj po ashtu është marshi i lirisë do të përmbysë monizmin e bazuar në krimin drogën. Vjedhjen e plaçkitjen. Vëllezër e motra, zonja e zotërinj. Sot secili prej jush çdonjëri këtu është në një mision, për vete, për fëmijët, vendim e kombin e tij.
Në këtë mision vështirësitë janë të mëdha, por këtë mision e përmbushin studentët që paradite janë në shkollë, e më pas në darkë punojnë për parulla të kësaj protestë. Këtë mision e përmbushin të rinjtë, nënat e baballarë, gjyshër e gjyshër…Fëmijët e tyre jashtë janë sot me ne e do të jenë deri në fund. Cili është qëllimi këtij revolucioni? Vetëm përmbysja e monizmit, bazuar në krimin e vjedhje. Kurrë në histori nuk e ka vjedhur këtë komb si Edi Rama. Ky krim-ministër shëtit me avion me dhomë gjumi
Në një kohë kur ju dasmat, ditëlindjen e festat mezi i gëzoni se nuk keni para, ky krim ministër, shtëti me avionin e tij në dispozicion me dhomë gjumi, drekon e darkon me 10 mijë euro, shpenzon me fluturime 22 milionë euro.
Por këto 22 milionë euro, 4 milionë euro, 10 mijë dollarë dreka janë vjedhje xhepi për këtë se vjedhjet e tjera janë dhjetra e 100 herë më të mëdha, firmos 420 milionë euro për djegësa që nuk ekzistojnë, vjedh 122 miliardë lekë që mjaftojnë për të rritur rrogat e gjithë shqiptarëve.
Plackit e vjedh Portin e Durrësit, së paku 4 deri në 5 miliardë pasurinë më të cmuar të Durrësit e shqiptarëve.
Por nuk është vjedhja e parave problemi më i madh i këtij hajduti të papërmbajtur, vjedhja e të ardhmes sonë, është akti i tij më makabër.
Në 8 vite 35% e shqiptarëve u larguan nga Shqipëria, në 8 vite secili prej nesh kemi humbur 1/3 e të dashurve tanë. Me këto ritme Shqipëria shkon drejt shuarjes e zhdukjes e ky mendon se do jetojë diku, në Karaibe apo ishujt e nxehtë të oqeanit indian.
Ne jemi këtu për t’i thënë: “Edi Rama sot ke para, banka, cdo gjë, por me asgjë nuk mundesh kurrë të mposhtës idealet e këtyre qytetarëve.”