Gjatë kohës që mbante detyrën e drejtueses së institucionit të burgut të grave, Xhoi Jakaj shprehet për “Rudina” se ka patur edhe qëllime të cilat nuk ka mundur t’i përmbushë dot. Një prej tyre është edhe historia tragjike e njërës prej të burgosurave, e dënuar për vrasjen e të birit. Xhoi u përpoq t’i jepte një amnisti për shkak të moshës dhe gjendjes shëndetësore, por nuk mundi dot ta çonte deri në fund.
Xhoi Jakaj: Ajo vrau të birin pas disa dramash familjare. I biri ishte diku te 38 vjeç. Unë jam munduar ta rehabilitoj atë zonjë, e kishin braktisur të gjithë familjarët e saj megjithatë një mbesë që jetonte jashtë Shqipërisë doli garant për ta mbajtur në vitet e pleqërisë sepse ishte 73 vjeçe dhe ishte me sëmundje të rëndë. Unë kam bërë në atë kohë kërkesë ministres së Drejtësisë dhe Presidentit të kohës për ta liruar dhe për t’i dhënë një amnisti, ndonëse ajo kishte vrarë të birin dhe e kishte pranuar. Pas disa përdhunimesh që kishin ndodhur nga i biri tek e ëma, e kishte trupin komplet me shenja thike…
Xhoi Jakaj: Ia priste trupin me thikë dhe e përdhunonte të ëmën, pra ishte një histori dramatike deri në triller që nuk ishte e e besueshme deri në realitet.
Rudina Magjistari: Monstruoze.