Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kaluar më Maqedoninë e Veriut. Djali ka vrarë babanë e tij me thikë, pas një përleshje çasti. Babai nga lëndimet e mëdha nuk ka mundur që të shpëtojë, duke humbur jetën në spital. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Vraneshnica të Kërçovës.
Njoftimi i policisë:
Më 16.06.2021 në fshatin Vraneshnica të Kërçovës, zyrtarët policorë të SP Kërçovë kanë privuar nga liria A.K (25), për shkak të dyshimeve se rreth orës 20:30, në shtëpinë e tij me thikë i ka shkaktuar lëndime të atit të tij J.K (48), i cili më vonë ka humbur jetën. Pas ndërmarrjes së masave është vërtetuar se rasti ka ndodhur pas një përballje fizike ku viktima me pushkë ka kërcënuar birin e tij.
/Priza.al/