Krim në familje në Librazhd, Qemal Bici 56 vjeç ka vrarë me sopatë bashkëshorten e tij Menturie Bici rreth 53 vjeçe. Ende nuk dihen detajet e kësaj ngjarjeje të rëndë, policia ndodhet në vendin e krimit.
Njoftimi i policisë:
Librazhd/ Informacion paraprak
Në fshatin Dragostunjë, Librazhd, në banesë shtetasi Q.B., rreth 56 vjeç, në rrethana ende të paqarta dyshohet se ka vrarë me mjet të mprehtë ( sopatë) bashkëshorten e tij shtetasen M.B., rreth 53 vjeçe dhe më pas ka varur veten.
Grupi hetimor nën drejtimin Prokurorisë ndodhet në vendgjarje dhe po punohet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Kujtojmë se ditën e djeshme një tjetër krim në familje ndodhi në Shkodër, ku vëllai vrau me armë zjarr motrën e tij.