Krime të dyfishta, një për pronën tjetri prej pasionit/ Autorët e vrasjeve nuk pyetën për lidhjen e gjakut

Krimet e dyfishta brenda familjes. Çfarë po ndodh?

Në një periudhë të shkurtër kohore prej 5 muajsh, numërojmë dy raste të krimit të dyfishtë brenda familjes. Sakaq problemet e pronësisë, pasioni, problemet e shëndetit mendor dhe problemet ekonomike janë shkaqet kryesore të konflikteve apo degradimit të tyre deri në vrasje, duke marrë masivisht jetë.

Mentaliteti i dobët dhe turpi nga bota i shtyn njerëzit drejt vetëgjyqësisë, ndërsa nga ana tjetër mos besimi tek gjykata dhe sistemi i drejtësisë i detyron të kapin armët dhe “të vendosin” drejtësi. Por janë dhe ato raste ku mungesa e një ndihme të specializuar mjekësore, psikologjike agravon shëndetin mendor të këtyre personave duke i kthyer në potencial për autor të morteve më pas.

Të gjitha krimet që do listohen më poshtë i lidh një detaj: Lidhja e gjakut mes viktimave dhe autorit.

  • Një ngjarje e rëndë është raportuar ditën e djeshme në qytetin e Gramshit dhe ka tronditur mbarë opinionin publik. 80-vjeçari Xhevit Sinani vrau me sëpatë bashkëshorten dhe vëllanë e tij. Ngjarja horror dyshohet se ka ndodhur për motive xhelozie, pasi i moshuari mendonte se vëllai Shaqiri, i ngacmonte gruan, Zegjinenë, 72 vjeçe. Në deklaratat e tij kontradiktore, autori fillimisht e ka mohuar ngjarjen dhe është shprehur se:

“Më ka vdekur vëllai dhe gruaja. Di që kanë vdekur, por se di s’mbaj mend gjë. S’i kam vrarë”,- shprehet autori.

Më pas, në një deklaratë të dytë, mësohet se autori ka pranuar se e ka kryer ai krimin makabër. Ai pranon se e ka dhunuar të shoqen, e ka goditur dhe më pas e ka mbytur.

“Gruan e torturova dhe e mbyta. Vuajti shumë, e godita dhe me sëpatë. Vëllai nuk vuajti”,- dëshmon autori.

Edhe pse sipas deklaratave të dhëna dhe dyshimeve, autori vuante nga probleme të shëndetit mendor.

  • Por ky nuk është rasti i vetëm. Vetëm 5 muaj më parë, një tjetër ngjarje e rëndë tronditi kryeqytetin dhe jo vetëm, ku vëllai vret me armë zjarri vëllain dhe kunatën e tij.
    Ngjarja e rëndë ndodhi në mes në ditës, në zonën e ‘Myslym Shyrit’, në rrugën ‘Islam Alla’. Sipas dyshimeve, vrasja ndodhi për shkak të debateve dhe konflikteve të pronësisë që vëllezërit kishin me njëri-tjetrin.

Duket se ngjarja ka qenë e paralajmëruar. Në profilin e Facebook të autorit të krimit i cili ishte predikues i fesë islame, tregohej se ky i fundit kishte hedhur një sërë akuzash ndaj vëllait dhe kunatës së tij. Viktimat lanë pas tre fëmijë, dy vajza dhe një djalë.

  • Një tjetër rast në Vlorë në 10 gusht 2018 ku Ritvan Zykaj vrau 8 persona të gjithë viktimat kishin lidhje fisnore me autorin. Shkaku ishte banal. Një grindje brenda fisit Zykaj.

Ritvan Zykaj (autori) ka hyrë fillimisht në shtëpinë e gjyshërve i armatosur me kallashnikov, e ka shtënë mbi ta dhe dy prej pjesëtarëve të familjes së një xhaxhai. Më tej ka shkuar në shtëpinë e xhaxhait tjetër, 30 metra më larg, për të ekzekutuar edhe 4 persona të tjerë, vret xhaxhain, bashkëshorten dhe dy fëmijë.

Autori ka vrarë vëllain e gjyshit të tij, Demirin, 76 vjeç, dhe gruan e tij Perri, 78 vjeç, si dhe ka vrarë dy djemtë e Demirit. Azemin, 49 vjeç, dhe gruan e tij, Aferdita, 47 vjeç; si dhe Besimin, 45 vjeç, dhe gruan, Vasilika, 40 vjeç e tij si dhe dy fëmijët e tyre Sarën, 15 vjeç dhe Ledjonin rreth 6 vjeç.

  • Në vitin 2021, u regjistrua një tjetër ngjarje e rëndë e krimit të dyfishtë në familje në Divjakë, ku Hekuran Rrasa qëlloi me armë gjahu gruan, Fëllënxë Rrasa duke e lënë të vdekur në vend dhe më pas vrau veten. Krimi ndodhi brenda shtëpisë.

Djali i çiftit, Leonard Rrasa nuk ka qenë në shtëpi në momentin që ndodhi krimi por kur ka shkuar i gjeti prindërit pa jetë. I tronditur, 21-vjeçari, njoftoi policinë. Në dëshminë e parë para grupit hetimor i biri është shprehur se “shkak i ngjarjes mund të ketë qenë një konflikt i çastit”, pasi nuk kishin debate./Priza.al

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *