Krimet e diktaturë, Alizoti-Ramës: Po të mos ishte Partia e Punës do shpërndaje çadra në Dhërmi

Në sallën e Kuvendit, deputeti i Partisë Demokratike, Tomor Alizoti kërkoi që PS të shkëputet nga krimet e komunizmit.

Sipas tij, PS duhet të kishte nderuar figurat e kryengritjes më të ashpër ndaj diktaturës, asaj të Qafë-Barit.

“Kur unë jetoja në kasolle ju ishit në mes të Tiranës. Jo se kishit faj. Shqipëria duhet ti respektonte, Pal Sokolin…Po të mos ishte partia e punës ju dhe Olsi do shpërndanit çadra në Dhërmi dhe Vuno.

Ju për të paktën duhet për dy fisnikë që sfiduan diktaturën ti nderonit. Sepse kjo parti e majtë është pronë kombëtare duhet të shkëputet nga krimet e komunizmit, por edhe arroganca juaj. Kjo arroganca juaj ndonjëherë ju bën edhe injorant. Unë do vahdoj tju dëgjoj dhe do pi një kafe për qejfin tim”, tha Alizoti.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *