Krimet në vend/ Çuçi bën përgjegjës prokurorët dhe gjyqtarët: Po lirojnë të dënuarit nga burgu! Brenda javës do të..

Gjatë një konference për mediat, ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, nisur nga ngjarjet që kanë tronditur vendit ditëve të fundit, është shprehur se do të ketë një strukturim të ri në policinë e shtetit. Ndërkohë Çuçi tha se policia ka për detyrë parandalimin e ngjarjeve kriminale, por jo dënimin e personave që kapen në shkelje të ligjit. Sipas tij, gjyqtarët e prokurorët që akoma nuk e kanë kaluar vetingun, po lirojnë nga burgu të dënuarit. “Mbi të gjithë duhet të reflektojnë ata prokurorë e gjykatës që nuk kanë kaluar ende procesin e vetingut dhe operojnë me ‘kap ça të kapësh’ sepse Policia e shtetit ndalon, por nuk dënon shkelës kriminalë, ata i dënon gjykata. Ne kemi shtrënguar masat kundër armëmbajtjes pa leje. janë ndaluar në flagrance 3 shtetas me armë pa leje me precedent të mëparshëm penal, por fatkeqësisht, prokurorët dhe gjyqtarët, përkundër kushteve të padiskutueshëm të flagrancës, kanë dhënë masa  lehtësues e duke çuar në shtëpi të dënuarit”, tha Çuçi.

“Ne kemi shtrënguar masat kundër armë mbajtjes pa leje, ku vetëm këtë muaj, pra në Qershor, në tri raste si ai i Shkodrës, Vlorës dhe Fierit, janë ndaluar në flagrancë nga strukturat e Policisë së Shtetit për armëmbajtje pa leje, tri shtetas, madje në një rast arma e zjarrit që mbahej pa leje kishte fishek në fole gati për qitje. Por fatkeqësisht, prokurorët dhe gjyqtarët, si rasti i prokurores Edlira Cufi në Shkodër, apo dyshja e prokurores Elona Alvora dhe gjyqtari Albert Spiro në Vlorë, si dhe  prokurori Erind Rahovica dhe gjyqtari Pirro Sota në Fier, përkundër kushteve të padiskutueshme të flagrancës, kanë dhënë masa lehtësuese duke i çuar në shtëpi të pandehurit, megjithëse minimumi i dënimit për këto vepra penale është 3 vjet heqje lirie.”

Teksa dy ditët e fundit kanë pasur një bilanc tragjik viktimash në vendin tonë, ministri i Brendshëm, diskuton edhe për ngjarjet e fundit që kanë tronditur vendin. “Dua të theksoj fort se: Policia e Shtetit, përtej të metave apo dobësive të saj dhe përmirësimeve të mëtejshme që duhen dhe do të bëhen, as nuk ndjek çdo makinë që lëviz në rrugët e vendit, e as nuk mund të parandalojë një sherr në orën 1 të natës mes dy fqinjëve. Dy raste kërkojnë reflektim nga të gjithë përfshirë këtu edhe policinë e shtetit. Policisë do ti vëmë në dispozicion edhe dronët super inteligjent. Policia ndalon dhe nuk dënon shkelës kriminelë. Nga muaj i fundit ne kemi shtrënguar masat e armëve pa leja. Janë ndaluar tre persona së fundmi me precedencë penale” tha Çuçi.

Ministri i Punëve të Brendshme, Bledi Çuçi pohoi se Shqipëria nuk ka një regjistër të armëve pa leje dhe numrit të tyre. I pyetur nga gazetarët, Çuçi ia kaloi përgjegjësinë e përdorimit të armëve, prokurorisë dhe gjykatave, të cilët lirojnë nga burgu persona që lëvizin me armë në brez, gati për përdorim. Ministri mohoi planin për ngritjen e një strukture paralele që të ruajë rendin dhe solli si shembull rastin e Turqisë, ku sipas tij, xhandarmëria u “shkri” për t’ju bashkuar policisë.

/Priza.al/

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *