Krimet zgjedhore, kryeprokurori Çela thirrje të gjithë prokurorive të vendit

Prokurori i përgjithshëm Olsian Çela, ka kërkuar një hetim transparent sa i takon krimeve zgjedhore. Në një prononcim për mediat nga qyteti i Durrësit, ai ka inkurajuar të gjitha prokuroritë e rretheve gjyqësore në vend, që të hetojnë rastet në transparencë të plotë dhe rezultatet t’i transmetohen publikut. Ai vendosi pikat mbi ‘i’ teksa theksoi se zgjedhjet janë një çështje që prek shumë prokurori të rretheve gjyqësore, e kanë impakt në të gjithë vendin. E për rrjedhojë, rezultati i çdo hetimi është i rëndësishëm.

“Në lidhje me hetimin e krimeve zgjedhore, është kërkuar nga prokuroritë të ketë përgjigje të shpejta në drejtim të këtyre proceseve. E rëndësishme është që hetimet të shoqërohen në proces transparent, që publiku të jetë i qartë, e të ketë informacion të plotë në atë ç’ka bërë Prokuroria.

Duhet të jemi të besueshëm dhe integritetin e prokurorëve dhe prokurorisë. Çështja e zgjedhjeve është çështje që prek shumë prokurori të rretheve gjyqësore e kanë impakt në të gjithë vendin, ndaj rezultati i çdo hetimi, është i rëndësishëm.

Rëndësi ka që hetimet të jenë të plota, të kryhen në kohën e duhur e rezultatet t’i përcillen publikut. Ne jemi drejtuar disa herë prokurorive të rretheve gjyqësore, i është ofruar mbështetja për të kryer hetimet e plota dhe profesionale që lidhen me zgjedhjet”, u shpreh Çela.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *