Ditën e hënë në Belgjikë është regjistruar një ngjarje tragjike, e cila ka për protagonistë shtetas shqip. Mësohet se shtetasi Ismet Osmanaj 52 vjeç është vrarë me thikë, pasi u sulmua nga shtetasi kosovar Betim A., 48-vjeç.. Policia njoftoi se ka arrestuar menjëherë agresorin, ndërsa viktima ndërroi jetë në vendngjarje.
Mediat belge bëjnë me dijeni se vrasësi ishte ndarë nga bashkëshortja, ndërsa kjo e fundit kishte krijuar një lidhje me Ismet Osmanaj. Nga të dhënat e deri tanishme mendohet se është një krim pasioni i nxitur nga xhelozia. Ajo çka e bën akoma më të rëndë këtë ngjarje është fakti se fëmijëishin dëshmitarë të vrasjes pasi ndodhi në shkollën .
Disa prindër që po prisnin në portën e shkollës treguan ngjarjen. “Kemi dëgjuar shumë të bërtitura dhe pamë dikë që binte nga biçikleta e tij”. “Çiklisti ishte shtrirë në tokë, ndërsa një burrë u përkul mbi të dhe e goditi disa herë në qafë”.
Goditja me thikë e përgjakshme ndodhi në orën 15.40 pasdite. Sulmuesi iku menjëherë pas incidentit. Pak më tutje, policia e arrestoi.
Mediat kanë publikuar edhe pamjet e momentit kur autori tenton të largohet pas krimit me duart me gjak dhe thikën që i mori jetën Ismet Osmanajt.
“Me gjakun që i pikonte nga duart, ai qetësisht kaloi aty pranë. Nuk u shqetësua dhe vazhdoi të ecte”, tha një dëshmitar. “Ai ishte i veshur zi, me syze dielli të zeza dhe ishte tullac”.
“Pamë dy fëmijë që bërtisnin me zë shumë të lartë, derisa autori po e therte dikë me diçka që dukej si një thikë e madhe. Dukej sikur ishim në një film horror” tregoi një tjetër qytetar.