Gjatë konferencës së sotme kryeministri Rama para gazetarëve tha se e gjitha ishte ekzagjerim nga mediat, duke u shprehur se trendi nuk është shqetësues. Ndërkohë që shtoi se turistët e huaj nuk janë të frikësuar nga ndodhitë e fundit në vend.
Rama:
Unë nuk jam i shqetësuar që të jemi të qartë për trendin e krimit dhe aksidenteve, sepse shihen përtej 2 apo 3 ngjarjeve, trendet janë krejt brenda një limiti që përcakton edhe shkallën sesi kriminaliteti dhe aksidentet ulen apo ngrihen, janë brenda kufijve të arsyeshmes , në raport me të përgjithshmen.
Ngjarjet e ndodhura janë tronditëse, për turistët mos kini merak, atmosfera e një vendi se turistët nuk do vijnë se kanë frikë se do të vriten rrugëve, është në ekran nuk është në realitet.
Duhet të jemi shumë realistë sesi është dinamika e çdo ngjarje, si lidhen ngjarjet dhe se çfarë duhet të bëjë secili, ne nuk jemi në asnjë sekondë të kënaqur me punën tonë, që nga puna ime, deri te puna e cilido qoftë që ka detyrën të çojë gjërat përpara.
Unë nuk e di sesi policia e shtetit mund të shmangë një aksident, që është rezultat i një individi, apo si policia e shtetit mund të gjendet pas mesnate në një vend ku bëjnë sherr dy komshinj, përtej këtyre ngjarjeve duhet të kuptojmë se policia e shtetit nuk dënon, ajo çon përpara gjykatës persona që shkelin ligjin.
Në rast se fjala vjen mund të konsiderohet një arsye e një tragjedie, fakti që personat që janë përfshirë kanë armë pa leje, patjetër që armëmbajtja pa leje dënohet, nuk është policia e shtetit që mund të çojë në burg ata që i çojnë para gjykatës, dhe gjykatësit nuk i dënojnë as mimimumin që parashikon ligji.
Ju duhet të bëni demaskimin e këtyre gjykatësve.