Kryetari i Partisë Demokratike ka reaguar pas ngjarjes së rëndë ndodhur në Fushë Krujë ku janë ekzekutuar me breshëri plumbash tre të rinj.
Duke publikuar në faqen e tij në facebook një video nga vendngjarja si dhe një mesazh të një qytetari Berisha shkruan se, “rendi dhe siguria janë në duart e mafies”.
Berisha e quan ngjarjen një “krim horror”. “Policia ndiqte nga afër ngjarjen, duke vendosur gjoba disa metra më tutje”, shkruan kreu i PD në mesazhin e tij.
Ja postimi i plotë:
Rendi dhe siguria në duart e mafies. Krim horror, ekzekutim mafioz ditën për drekë i tre personave në mes të Fushë Krujës, dy prej të cilëve janë djegur në makinë. Policia ndiqte nga afër ngjarjen, duke vendosur gjoba disa metra më tutje. Sipas policisë, vrasësit largohen si gjithnjë në drejtim të paditur, me ose pa ndihmën e saj.
*Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. Sb
Sipas dëshmitarëve që kanë pa TMERR me sy thonë se autoret kanë qëlluar me bresheri të dy automatikëve në ecje paralel të makinave duke i lënë të vdekur në vend shoferin dhe pasagjerin, pasi jane larguar per disa metra kanë pa nga pasqyra që një person i tretë doli nga makina e viktimave, ateherë janë kthyer serish dhe e kanë qelluar edhe personin e 3 për vdekje, dhe aty kanë djegur edhe makinën, ndërsa policia e rilindjes ka qenë disa metra me tutje duke soditur krimin dhe gjobitur qytetaret! Nuk dihet roli i saj në këtë masakër por vendi i zgjedhur nga vrasësit flet vet. Viktimat e krimit horror jane D. Vata, B. Martini, B. Hoxha.