Krimi i dyfishtë në Shkodër/ Sanije Bandulla dhunohej vazhdimisht nga i shoqi, fundjavën e kaluar përfundoi në spital

Sanije Bandulla, 83-vjeçarja që u gjet e vrarë ditën e sotme në shtëpinë e saj dhunohej vazhdimisht nga i shoqi. Mësohet se e moshuara kishte përfunduar shumë herë në spital nga dhuna e 79-vjeçarit, Fadil Bandulla, i cili i mori edhe jetën.

Hera e fundit ka qenë fundjava e kaluar, kur 83-vjeçarja ka shkuar e gjakosur në spitalin e Shkodrës.  Aty ajo ka rrëfyer edhe gjithçka përpara patrullës së policisë, por uniformat blu nuk e ndaluan dhunuesin, duke lejuar që ai t’i merrte jetën me automatik në banesë.

Fadil Bandulla vrau Sanijen tre ditë më parë, e më pas qëlloi edhe veten. Të dy u gjetën të vdekur sot në shtëpinë e tyre, pas sinjalit të dhënë nga fqinjët.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *