Krimi i dyfishtë në Vlorë/ Flet kushëriri i viktimave: U vranë duke punuar ullinjtë

Një vrasje e dyfishtë ka ndodhur këtë pasdite në Vlorë. Pas një konflikti për motive të dobëta, nipi fillimisht ka qëlluar për vdekje xhaxhanë e tij dhe më pas është vetëvrarë.

Burimet nga policia thanë se ngjarja ka ndodhur në fshatin Mëkat, ndërsa viktimë ka mbetur shtetasi Genci Koreta, 39 vjeç., dhe xhaxhai i tij, Jorgji Koreta, 64 vjeç. Në vendngjarje është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale arma e gjahut.

Një kushëri i viktimave, tha se nuk e di se përse ka ndodhur ngjarja. Sipas tij, krimi ka ndodhur teksa ata ishin duke mbledhur ullinjtë.

“Ata kalonin mirë, ne u pataksëm,” tha ai, duke shtuar se nuk e dinte se kishin pasur konflikte në të shkuarën.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *