Çifti Nora dhe Alban Muskurtit, i cili u vra ditën e djeshme nga vëllai i këtij të fundit në rrugën ‘Myslym Shyri’, Tiranë do t’u jepet lamtumira e fundit.
Mësohet se çifti i bashkëshortëve do të përcillen për në banesën e fundit sot në orën 16:00.
Kujtojmë se ngjarja kishte si motiv një konflikt familjar që lidhej me pronat, ku të dy këta kishin bizneset në afërsi të njeri-tjetrit.
Si dhe autori (Arseni) ishte konfliktuar me të vëllain dhe bashkëshorten e tij më parë.